Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 46 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 46 nga 77 • Shqip


ثُمَّ قَبَضْنَاهُ إِلَيْنَا قَبْضًا يَسِيرًا 46
Përkthim:
pastaj, e kemi tërhequr atë, dalëngadalë – pranë Vetes. El-Furkan 25:46
Tefsiri:

Pastaj Ne e tërheqim atë

(hijen)

pranë vetes pak nga pak. -

Sa më shumë të ngrihet dielli lart në qiell, aq më shumë shkurtohet hija, dalëngadalë, derisa zhduket plotësisht. Ndryshimi i hijes dhe diellit, që krijesat e shohin vazhdimisht dhe ajo që ndodh çdo ditë, si ndryshimi i natës dhe ditës apo ndryshimi i stinëve, sjellin shumë dobi për krijesat. Të gjitha këto janë argumenti më i fortë që tregon për pushtetin, madhështinë, mëshirën dhe përkujdesin e Allahut për krijesat. Kjo tregon se Ai është i vetmi i Adhuruar i merituar. Ai është i Dashuri, i Madhi dhe i Ploti në madhështinë dhe bujarinë e Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 45 E ardhshme El-Furkan • Ajet 47