Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 47 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 47 nga 77 • Shqip


وَهُوَ الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ اللَّيْلَ لِبَاسًا وَالنَّوْمَ سُبَاتًا وَجَعَلَ النَّهَارَ نُشُورًا 47
Përkthim:
Dhe, Ai është, që ua ka bërë natën mbulesë dhe gjumin pushim, e ditën – të lëvizni. El-Furkan 25:47
Tefsiri:

Dhe është Ai që Natën jua bën si mbulesë dhe Gjumin si pushim, ndërsa Ditën e bën si ringjallje

(për kërkimin e mirësive). - Nga mëshira dhe përkujdesi i Tij për ju, Ai e bëri natën ashtu si ajo veshja që ju mbulon, në mënyrë që ju të qetësoheni nga aktivitetet e ditës dhe të flini gjumë. Gjatë gjumit, qetësohen gjymtyrët tuaja. Nëse Zoti nuk do të kishte bërë natën, krijesat nuk do të qetësoheshin, por do të vazhdonin aktivitetin e tyre dhe, si rrjedhojë, do të dëmtoheshin shumë. Por edhe nëse do të vazhdonte errësira, ata do të dëmtoheshin shumë në nevojat e tyre. Por Zoti e bëri ditën si kohë për të punuar dhe kërkim të mirësive të Tij, përmes tregtisë, udhëtimeve dhe punëve të shumta. Kështu arrihen shumë mirësi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 46 E ardhshme El-Furkan • Ajet 48