Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 48 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 48 nga 77 • Shqip


وَهُوَ الَّذِي أَرْسَلَ الرِّيَاحَ بُشْرًا بَيْنَ يَدَيْ رَحْمَتِهِ ۚ وَأَنْزَلْنَا مِنَ السَّمَاءِ مَاءً طَهُورًا 48
Përkthim:
Dhe ai, është, që dërgon erërat si sihariq para mëshirës së tij (sjelljen e shiut). Dhe, kemi lëshur prej qiellit ujë të pastër, El-Furkan 25:48
Tefsiri:

Dhe është Ai, që i lëshon Erërat si lajmëtare për gëzim përpara se të vijë mëshira e Tij

(shiu). - Allahu është i vetmi që mëshiron krijesat e Tij. Ai u dërgon erërat si paralajmërim për ardhjen e mëshirës së Tij. Nëpërmjet erërave, mblidhen retë dhe bashkohen, e kështu fillojnë të zbresin pikat e shiut, me urdhrin e Atij që kujdeset për gjithçka dhe rregullon çdo çështje. Atyre u vjen paralajmërimi për shiun me aq butësi dhe bukuri.

Dhe Ne lëshojmë ujë të pastër prej qiellit, ... -

Ky ujë pastron prej papastërtisë rituale dhe asaj fizike, pra, i pastron njerëzit prej papastërtive e ligësive. Allahu i Lartësuar e lëshon shiun, gjithashtu, që të ngjallë tokën pas vdekjes së saj. Kur bie shiu, toka merr jetë, sepse mbi të dalin bimët e pemët plot fruta, nga të cilat hanë njerëzit dhe kafshët.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 47 E ardhshme El-Furkan • Ajet 49