Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 51 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 51 nga 77 • Shqip


وَلَوْ شِئْنَا لَبَعَثْنَا فِي كُلِّ قَرْيَةٍ نَذِيرًا 51
Përkthim:
Dhe, sikur të donim Ne, do të dërgonim në çdo qytet paralajmërues. El-Furkan 25:51
Tefsiri:

Sikur të kishim dashur Ne, do të kishim dërguar në çdo vendbanim qortues

(profetë). - Allahu i Lartësuar na njofton se është dëshira e Tij ajo që sundon. Ai na tregon se, po të dëshironte, do të dërgonte në çdo vendbanim paralajmërues, pra, profetë që të paralajmëronin e qortonin njerëzit. Kështu, Atij nuk i mungon kjo dëshirë dhe askush nuk mund ta pengojë Atë nga realizimi i saj. Por urtësia dhe mëshira e Tij për ty dhe për të gjithë krijesat bëri që të të dërgonte ty, o Muhamed, si profet për të gjithë botën, për të kuqtë e të zinjtë, për arabët dhe të huajt, për njerëzit dhe për xhindët.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 50 E ardhshme El-Furkan • Ajet 52