Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 52 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 52 nga 77 • Shqip


فَلَا تُطِعِ الْكَافِرِينَ وَجَاهِدْهُمْ بِهِ جِهَادًا كَبِيرًا 52
Përkthim:
E, mos i dëgjo mohuesit dhe luftoi ata me Kur’an, në një luftë të madhe. El-Furkan 25:52
Tefsiri:

Prandaj, ti mos i dëgjo jobesimtarët... -

Kurrë mos iu bind mohuesve dhe të braktisësh atë që të është shpallur nga Zoti, por bëj çdo gjë për ta kuptuar qartë atë.

... e lufto kundër tyre me përpjekjet më të mëdha me të

(me Kur’an). - Zhvillo me këtë Kur'an një xhihad të madh kundër tyre. Pra, të gjitha energjitë që ke hidhi në mbështetje të së vërtetës dhe për shkatërrimin e të kotës! Mos kurse asgjë në këtë drejtim, edhe sikur të të kundërvihen të gjithë! Mos e humb asnjëherë shpresën për udhëzimin e tyre. Asnjëherë mos e braktis ftesën dhe kumtimin e së vërtetës për asnjë shkak, e aq më pak për shkak të ftesave dhe tekave të të humburve!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 51 E ardhshme El-Furkan • Ajet 53