Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 53 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 53 nga 77 • Shqip


وَهُوَ الَّذِي مَرَجَ الْبَحْرَيْنِ هَٰذَا عَذْبٌ فُرَاتٌ وَهَٰذَا مِلْحٌ أُجَاجٌ وَجَعَلَ بَيْنَهُمَا بَرْزَخًا وَحِجْرًا مَحْجُورًا 53
Përkthim:
Dhe Ai është, që u ka dhënë rrjedhje të lirë dy sipërfaqeve ujore (det e lum i madh). Njëri është i pijshëm, i ëmbël; e tjetri është i njelmët, i idhët. Dhe, ka ngritur pengesa ndërmjet tyre (rryp toke). El-Furkan 25:53
Tefsiri:

Është Ai që lejoi të bashkohen dy dete, njëri i pijshëm e i shijshëm, e tjetri i njelmët e i idhët, -

Është vetëm Allahu Ai që i lejon dy ujëra të takohen, njëri ujë i ëmbël, siç janë lumenjtë, dhe tjetri ujë i kripur. Secilin prej tyre është bërë në dobi dhe në të mirë të krijesave.

dhe bëri pengesë mes tyre... -

Ai ka vendosur mes tyre një pengesë, që të mos përzihen me njëri-tjetrin, sepse kështu do të cenohej dobia e secilit prej tyre dhe qëllimi përse janë bërë të tillë.

dhe një ndarje që të mos përzihen. -

Pra, është një pengesë të pakalueshme.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 52 E ardhshme El-Furkan • Ajet 54