Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 54 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 54 nga 77 • Shqip


وَهُوَ الَّذِي خَلَقَ مِنَ الْمَاءِ بَشَرًا فَجَعَلَهُ نَسَبًا وَصِهْرًا ۗ وَكَانَ رَبُّكَ قَدِيرًا 54
Përkthim:
Dhe, Ai është që ka krijuar prej ujit njeriun, e ka bërë (në mes njerëzish) farefisni (përkah gjaku), dhe miqëi (përkah martesa). Dhe, Zoti yt, është i Plotëfuqishëm. El-Furkan 25:54
Tefsiri:

Është Ai që e krijoi njeriun nga uji

(fara)

, dhe e vuri në lidhje gjaku dhe gjini. -

Allahu është i vetmi Krijues. Ai e krijoi njeriun prej një lëngu të nënçmuar, pastaj i bëri të shumohen dhe të lënë pasardhës, të bashkuar në fise e popuj, por edhe të ndarë në vende të ndryshme. Por, origjina e të gjithëve është nga lëngu i nënçmuar. Kjo tregon për pushtetin e Tij të plotë, sepse Allahu thotë:

Zoti yt është i Gjithëfuqishëm. -

E gjitha kjo tregon se vetëm adhurimi i Tij është i merituar, ndërsa adhurimi i gjithçkaje tjetër është i kotë dhe i pavlerë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 53 E ardhshme El-Furkan • Ajet 55