Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 55 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 55 nga 77 • Shqip


وَيَعْبُدُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ مَا لَا يَنْفَعُهُمْ وَلَا يَضُرُّهُمْ ۗ وَكَانَ الْكَافِرُ عَلَىٰ رَبِّهِ ظَهِيرًا 55
Përkthim:
Dhe, ata adhurojnë, pos Perëndisë atë që nuk mund t’u sjellë as dobi as dëm, e mohuesi është ndihmës (i djallit) kundër Zotit të tij, El-Furkan 25:55
Tefsiri:

E megjithatë ata adhurojnë në vend të Allahut gjëra që nuk u sjellin as dobi, as dëm atyre. -

Ata adhurojnë idhuj e të vdekur, që as nuk sjellin dobi e as dëm. Ata ia shoqërojnë këto idhuj Atij, që është Pronari i vetëm i dobisë dhe dëmit. Ai e ka në dorë të japë dhe të privojë. Ata e kanë detyrë të nënshtrohen për të përmbushur udhëzimet e Zotit të tyre dhe të zbatojnë fenë e Tij, por ata e përmbysin realitetin.

Me të vërtetë, jobesimtari bëhet palë

(me shejtanin)

kundër Zotit të vet. -

Të gjitha kotësitë siç janë putat, idhujt, janë armiq të Allahut. Ndërsa mohuesit bëhen palë me ta dhe qëndrojnë në krahun e tyre, për t’i ndihmuar kundër Zotit. Kështu, ata kthehen në kundërshtarë që luftojnë kundër fesë së Zotit, ndërkohë që është Zoti Ai që i ka krijuar, furnizuar dhe u ka dhuruar mirësi të dukshme dhe të fshehta. Por këta të mjerë nuk kanë mundësi të dalin jashtë mbikëqyrjes dhe pushtetit të Zotit. Me gjithë mohimin dhe mosmirënjohjen e tyre, Allahu nuk ua ndërpret mirësitë dhe përkujdesin, sepse është Zoti i botëve.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 54 E ardhshme El-Furkan • Ajet 56