Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 56 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 56 nga 77 • Shqip


وَمَا أَرْسَلْنَاكَ إِلَّا مُبَشِّرًا وَنَذِيرًا 56
Përkthim:
e Ne, të kemi dërguar ty, vetëm sihariques (për vepra të mira) dhe paralajmërues. El-Furkan 25:56
Tefsiri:

Por Ne nuk të dërguam ty për qëllim tjetër, përveçse si përgëzues dhe si qortues. -

Allahu i Lartësuar na njofton se Ai nuk e dërgoi Profetin e Tij, Muhamedin, për të qenë përgjegjës për njerëzit. Ai nuk e bëri atë melek dhe as nuk i dha në dorë depot e pasurive, por e dërgoi për të qenë përgëzues dhe qortues. Profeti është përgëzues i atyre që iu binden Allahut, se Ai do t’u japë një shpërblim të madh që në këtë botë dhe në botën tjetër. Ai është qortues dhe paralajmërues për të gjithë ata që nuk i binden Allahut, por ndëshkohen që në këtë botë dhe në botën tjetër. Ai do t’u sqarojë njerëzve gjithçka që është e nevojshme.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 55 E ardhshme El-Furkan • Ajet 57