Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 57 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 57 nga 77 • Shqip


قُلْ مَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ إِلَّا مَنْ شَاءَ أَنْ يَتَّخِذَ إِلَىٰ رَبِّهِ سَبِيلًا 57
Përkthim:
Thuaj: “Unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, por vetëm ai që don, le të shkojë rrugës që shpie te Zoti i tij”. El-Furkan 25:57
Tefsiri:

Thuaj: “Unë nuk kërkoj kurrëfarë shpërblimi prej jush për këtë.” -

Ti, o Muhamed, nuk po u kërkon atyre ndonjë shpërblim për kumtimin e Shpalljes tek ata dhe për ofrimin e udhëzimit të Zotit. Kështu, ata nuk kanë asnjë arsye për të mos të pasuar ty dhe që të nxjerrin pretekste për këtë.

"Por

(vetëm)

kush të dëshirojë, të marrë rrugën

(që e shpie)

drejt Zotit të tij”. -

Pra, përveç atyre që dëshirojnë të shpenzojnë nga pasuria e tyre për të kënaqur Allahun dhe për të ndihmuar fenë dhe rrugën e Tij. Nëse dëshironi të bëni diçka të tillë, bëjeni, sepse unë nuk ju detyroj. Ky shpenzim, në fund të fundit, nuk është një shpërblim që më jepet mua, por është në të mirën dhe dobinë tuaj. Ai ju ndihmon në rrugën tuaj drejt Zotit. Pastaj Allahu e urdhëron Profetin e Tij që t’i mbështetej Atij dhe të kërkonte ndihmë duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 56 E ardhshme El-Furkan • Ajet 58