Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 59 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 59 nga 77 • Shqip


الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَىٰ عَلَى الْعَرْشِ ۚ الرَّحْمَٰنُ فَاسْأَلْ بِهِ خَبِيرًا 59
Përkthim:
Ai, i cili krijoi qiejt dhe Tokën dhe çdo gjë që gjendet në mes tyre – për gjashtë ditë (periudha kohore – gjeologjike), e pastaj mbisundoi Arshin (Gjithësinë). Ai është Mëshiruesi dhe pyete për Ate – atë që di. El-Furkan 25:59
Tefsiri:

Ai krijoi qiejt, tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj u ngrit

(e qëndroi)

mbi Arsh. -

Froni i Zotit është çatia e të gjitha krijesave. Ai është më i larti, më i gjeri, më i bukuri dhe nga krijesat më madhështore të Allahut.

Ai është i Gjithëmëshirshmi. -

I Gjithëmëshirshmi u ngrit e qëndroi mbi Fron. Ai i ka përfshirë të gjitha krijesat me emrin e Tij i Gjithëmëshirshëm. Mëshira e Allahut ka përfshirë gjithçka. Në këtë ajet, Allahu na tregon se u lartësua e qëndroi mbi Arsh, i cili ka përfshirë të gjitha krijesat. Ai na tregoi gjithashtu, se e bëri këtë duke na përmendur emrin që tregon më të gjerën e cilësive të Tij, pra, mëshirën. Kjo tregon se Ai përkujdeset për krijesat e Tij me mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse. Me këtë ajet, Allahu i Madhëruar tregon se Ai krijoi të gjitha krijesat, se Ai di dhe shikon çdo gjë që fshihet ose shfaqet haptazi nga ata, se Ai u lartësua mbi të gjitha krijesat sipër Fronit të Tij dhe se Ai është i ndarë nga krijesat.

Atëherë, pyete për Të ndonjë të ditur! -

I Madhëruari ka për qëllim këtu Veten e Vet. Ai është më i Dituri rreth madhështisë dhe cilësive të Tij dhe na ka njoftuar rreth tyre me saktësi dhe imtësi në Shpalljen e Tij. Ata që marrin diturinë dhe dritën e Shpalljes, e njohin mirë Atë dhe nënshtrohen me përunjësi para madhështisë së Tij. Ndërsa mohuesit, që nuk e njohin përmes Shpalljes, e mohojnë dhe refuzojnë që ta adhurojnë Atë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 58 E ardhshme El-Furkan • Ajet 60