Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 64 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 64 nga 77 • Shqip


وَالَّذِينَ يَبِيتُونَ لِرَبِّهِمْ سُجَّدًا وَقِيَامًا 64
Përkthim:
Dhe ata që e kalojnë natën, duke i bërë sexhde Zotit të tyre, dhe duke ndenjur në këmbë, El-Furkan 25:64
Tefsiri:

Janë ata, që për hir të Zotit të tyre, natën e kalojnë duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë

(duke falur namaz). - Ata falin shumë namaze gjatë natës, me përunjësi dhe sinqeritet për Zotin e tyre. Allahu i latërsuar thotë: "Trupat e tyre largohen prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre me frikërrespekt dhe me shpresë dhe nga ajo me të cilën i kemi begatuar, ata japin." [Sexhde 16].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 63 E ardhshme El-Furkan • Ajet 65