Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 65 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 65 nga 77 • Shqip


وَالَّذِينَ يَقُولُونَ رَبَّنَا اصْرِفْ عَنَّا عَذَابَ جَهَنَّمَ ۖ إِنَّ عَذَابَهَا كَانَ غَرَامًا 65
Përkthim:
dhe ata që thonë: “O Zoti ynë, largoje prej nesh mundimin e xhehennemit! Sepse, me të vërtetë, dënimi i tij (zjarrit), është shkatërrim i paevitueshëm, El-Furkan 25:65
Tefsiri:

Janë ata që thonë: “O Zoti ynë! Largoje prej nesh vuajtjen e Xhehenemit...” -

Largoje atë prej nesh, duke na ruajtur nga çdo vepër që të afron pranë tij dhe duke na i falur dhe mbuluar ato gjëra që i kemi bërë dhe për të cilat meritojmë dënimin.

... "sepse vuajtja në të është, vërtet gjëja më e rëndë!”. -

Ndëshkimi është i pandashëm nga banorët e Zjarrit, ashtu siç nuk i ndahet borxhdhënësi borxhliut, sepse kërkon hakun e vet.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 64 E ardhshme El-Furkan • Ajet 66