Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 67 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 67 nga 77 • Shqip


وَالَّذِينَ إِذَا أَنْفَقُوا لَمْ يُسْرِفُوا وَلَمْ يَقْتُرُوا وَكَانَ بَيْنَ ذَٰلِكَ قَوَامًا 67
Përkthim:
edhe ata që, kur ndajnë (nga pasuria e tyre) – as nuk shkapërderdhin, as nuk koprracojnë, por që i përmbahen mesatares; El-Furkan 25:67
Tefsiri:
(Adhuruesit e të Gjithmëshirshmit)

Janë ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar,... -

Këtu përfshihen shpenzimet e detyrueshme dhe ato të pëlqyeshme. Pra, edhe në drejtim të shpenzimeve ata janë të ekuilibruar. Ata nuk e teprojnë duke shpenzuar vend e pa vend, duke hyrë në sërën e shpërdoruesve dhe të atyre që cenojnë detyrimet. Gjithashtu, ata "...nuk janë dorështrënguar ...", pra, nuk bëhen kopracë, që të mos plotësojnë detyrimet financiare. Ata gjejnë një të mesme të artë.

... por mbajnë mesataren e janë të matur. -

Ata nuk e teprojnë dhe nuk i përflasin shpenzimet e tyre. Allahu i përshkruan si kauama - të matur. Pra, ata shpenzojnë për plotësimin e detyrimeve, duke dhënë zekatin, duke kryer kompensimet dhe detyrimet financiare në formën e duhur dhe korrekte, pa shkaktuar dëme dhe pa neglizhenca. Kjo tregon për drejtësinë dhe për mirëmenaxhimin e pasurisë nga ana e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 66 E ardhshme El-Furkan • Ajet 68