Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 68 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 68 nga 77 • Shqip


وَالَّذِينَ لَا يَدْعُونَ مَعَ اللَّهِ إِلَٰهًا آخَرَ وَلَا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّهُ إِلَّا بِالْحَقِّ وَلَا يَزْنُونَ ۚ وَمَنْ يَفْعَلْ ذَٰلِكَ يَلْقَ أَثَامًا 68
Përkthim:
edhe ata që pos Perëndisë, nuk adhurojnë zot tjetër, dhe të cilët, nuk vrasin njeri që e ka ndaluar Perëndia, përveç sipas ligjit (që ka merituar dënimin), dhe që nuk bëjnë kurvëri, - e kush i bën këto do t’i takojë dënimi i mëkatit, El-Furkan 25:68
Tefsiri:

Janë ata që veç Allahut, nuk i luten asnjë zoti tjetër... -

Ata e adhurojnë Alahun si një e të vetëm, me sinqeritet e korrektësi, duke zbatuar fenë e drejtë e të vërtetë. Ata i përkushtohen dhe dedikohen tërësisht Atij dhe heqin dorë nga gjithçka tjetër që të paditurit adhurojnë.

... dhe nuk e vrasin atë, të cilin Allahu e ka ndaluar të vritet, veçse kur e meriton në bazë të drejtësisë, -

Atë që Zoti e ka ndaluar të vritet është muslimani, ose edhe jomuslimani që ka marrëveshje paqeje me muslimanët. Vrasja e tyre lejohet veçse në raste të veçanta, të përcaktuara nga ligji i Zotit, si p.sh. në rastin e dënimit për krimin e vrasjes, ose të imoralitetit të atij që është i martuar ose kur e ka lejuar Zoti në ligjin e Tij.

... dhe nuk bëjnë imoralitet. -

Ata e ruajnë vendturpin, nderin dhe dëlirësinë e tyre, siç thotë i Madhëruari: "...edhe ata që e ruajnë ndershmërinë e vet dhe shkojnë veç me gratë e veta ose me robëreshat që kanë në zotërim, për të cilat nuk fajësohen. Ndërsa ata që kërkojnë më tepër, ata janë të shfrenuarit." [Mu'minun 5 -7].

Kush i bën këto, e pret ndëshkimi. -

Ai që bën këto krime, si idhujtaria, vrasja e padrejtë dhe imoraliteti, "e pret ndëshkimi" Atë e presin dënime të shumta. Më pas, Allahu e përforcon këtë, duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 67 E ardhshme El-Furkan • Ajet 69