Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 70 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 70 nga 77 • Shqip


إِلَّا مَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ عَمَلًا صَالِحًا فَأُولَٰئِكَ يُبَدِّلُ اللَّهُ سَيِّئَاتِهِمْ حَسَنَاتٍ ۗ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَحِيمًا 70
Përkthim:
përveç atij që pendohet, dhe beson e punon vepra të mira. Këtyre, Perëndia, ua ndërron veprat e këqia në të mira. E, Perëndia është falës e mëshirues. El-Furkan 25:70
Tefsiri:

Përveçse nëse pendohet, beson

(me besimin e drejtë)

dhe bën vepra të mira.... -

Ata që pendohen nga këto gjynahe e të tjera dhe heqin dorë menjëherë nga ato, duke shprehur pendesë për atë që ka shkuar dhe kanë vendosur që të mos u kthehen më atyre gjynaheve. Së dyti, "...besojnë". Pra, ata besojnë Allahun me një besim korrekt dhe të saktë, gjë që nënkupton largimin nga gjynahet dhe përmbushjen e urdhrave të Zotit. Së treti: "... bëjnë vepra të mira...". Të tilla janë veçse ato punë që i ka urdhëruar Sheriati të kryhen, duke synuar veçse kënaqësinë e Zotit. Këtyre njerëzve, Allahu i Lartësuar u premton diçka të mrekullueshme:

Këtyre Allahu ua shndërron të këqijat në të mira. -

Veprat dhe fjalët e tyre, që ishin gjynahe, tashmë shndërrohen në fjalë dhe vepra të mira, që sjellin sevape dhe bindje ndaj Zotit. Kështu, shirku i tyre shndërrohet në iman të pastër e korrekt, veprat e këqija e mosbindja shndërrohen në mirësi dhe bindje ndaj Zotit. Gjithashtu, të gjitha punët e këqija u shndërrohen në të mira, nëse për çdo punë të keqe që robi ka bërë është penduar dhe ka bërë punë të tjera të mira, të cilat i fshijnë të këqijat. Kjo kuptohet qartë nga ajeti. Në këtë lloj kuptimi është sjellë edhe një hadith, ku flitet për një burrë, të cilin Zoti e mori në llogari për disa nga gjynahet e Tij dhe ia numëroi ato. Pastaj ia zëvendësoi çdo punë të keqe me një punë të mirë. Atëherë njeriu i thotë: “O Zoti im! Unë kam bërë të këqija, të cilat nuk i shoh këtu!” Allahu është më i ditur për gjithçka.

Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -

Ai është Gafuran - Falësi më i Madh. Allahu i fal të gjitha gjynahet, edhe ato më të mëdhatë, nëse robi pendohet e nënshtrohet të kthehet tek Ai. Allahu është Rrahim - Mëshirëplotë, për robërit e Tij adhurues, sepse i fton ata që të pendohen, edhe pse ata e kanë tepruar me gjynahe të mëdha, pastaj u jep sukses që të pendohen, dhe pastaj e pranon pendimin e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 69 E ardhshme El-Furkan • Ajet 71