Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Furkan — Ajet 71 (Shqip) — Video

El-Furkan • Ajet 71 nga 77 • Shqip


وَمَنْ تَابَ وَعَمِلَ صَالِحًا فَإِنَّهُ يَتُوبُ إِلَى اللَّهِ مَتَابًا 71
Përkthim:
E, ai që pendohet dhe punon vepër të mirë, është i kthyer krejtësisht kah Perëndia; El-Furkan 25:71
Tefsiri:

Dhe kushdo që pendohet dhe bën vepra të mira, ai është kthyer, me të vërtetë tek Allahu me një pendim të sinqertë. -

Le ta dinë këta fatlumë se pendimi i tyre është tërësisht i plotë, pasi është tregues i kthimit në një rrugë që të çon tek Allahu. Kjo është vetë lumturia, sepse është arritje e çdo të mire dhe shpëtim nga çdo e keqe. Prandaj, le të pendohet gjithmonë njeriu dhe të bëjë vepra të mira, duke patur të pastër qëllimin dhe sinqeritetin e tij. Qëllimi këtu është nxitja për ta bërë pendesën në formën më të plotë, sepse ajo do t’i paraqitet Allahut, i Cili do të shpërblejë në varësi të shkallës së kësaj pendese.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Furkan • Ajet 70 E ardhshme El-Furkan • Ajet 72