Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 105 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 105 nga 227 • Shqip


كَذَّبَتْ قَوْمُ نُوحٍ الْمُرْسَلِينَ 105
Përkthim:
Populli i Nuhut, i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët. Esh-Shuara 26:105
Tefsiri:
Allahu i Madhëruar na tregon për ata që mohuan profetin Nuh dhe për mënyrën si iu përgjigjën ftesës së tij dhe se si i ftoi ai në rrugën e drejtë. Ai na tregon më pas për përfundimin e të gjithëve:

Edhe populli i Nuhut mohoi të dërguarit. -

Vëreni me kujdes! Ai tha: “....mohoi të dërguarit”. Pra, në numrin shumës. Kështu, mohimin e Nuhut e konsideroi si mohim të të gjithë profetëve, sepse ata kanë qenë të gjithë unanimë në mesazhin e tyre. Kështu mohimi i çdo njërit prej tyre konsiderohet si mohimi i të gjithëve dhe i asaj që ata sollën prej Zotit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shuara • Ajet 104 E ardhshme Esh-Shuara • Ajet 106