Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 106 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 106 nga 227 • Shqip


إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ نُوحٌ أَلَا تَتَّقُونَ 106
Përkthim:
Kur vëllai i tyre – Nuhu u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë? Esh-Shuara 26:106
Tefsiri:

Vëllai i tyre, Nuhu, u tha: “A nuk e keni frikë

(Allahun)?” - Nuhu ishte vëllai i tyre nga gjaku dhe farefisnia. Zoti i zgjedh profetët nga mesi i popullit ku ata dërgohen, që bindja ndaj tyre të jetë më e thjeshtë. Ata, duke qenë se e njohin mirë prejardhjen e Profetit, nuk kanë nevojë të kërkojnë për të. Nuhu iu drejtua atyre me më të butat dhe të zgjedhurat fjalë, siç është zakon i të gjithë profetëve (paqja e Zotit qoftë mbi ta): “A nuk po i frikësoheni Allahut të Lartësuar dhe t’i largoheni adhurimit të idhujve? A nuk po i përkushtoheni Allahut me sinqeritet dhe të jeni me të shpëtuarit?”
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shuara • Ajet 105 E ardhshme Esh-Shuara • Ajet 107