Atë e solli Shpirti Besnik
(Xhibrili)në zemrën tënde
(o Muhamed), për t’u bërë paralajmërues
(i gjithë botës)... - Ai është Xhibrili (a.s). Ai është absolutisht më i miri i melekëve, më i fuqishmi dhe madhështori. Allahu i Lartësuar e ka përshkruar atë si El Emin - Besniku. Pra, ky melek kurrë nuk mund të shtojë ose pakësojë gjë prej Shpalljes. Është ky melek i nderuar që e zbriti këtë libër "... në zemrën tënde, o Muhamed, për t’u bërë paralajmërues (i gjithë botës), që nëpërmjet këtij libri-mrekulli të udhëzosh në rrugën e drejtë dhe të mirësisë e drejtësisë, si dhe të largosh e paralajmërosh njerëzit që të largohen nga rruga e humbjes dhe dëshpërimit.