Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 195 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 195 nga 227 • Shqip


بِلِسَانٍ عَرَبِيٍّ مُبِينٍ 195
Përkthim:
në gjuhën e qartë arabe. Esh-Shuara 26:195
Tefsiri:

...me një me gjuhë të kulluar arabe. -

Arabishtja është më e mira e gjuhëve të botës. Ai e zbriti në këtë gjuhë, që të kuptohet mirë nga populli mes të cilëve u zgjodh, që ata ta kuptonin ftesën e tij përmes kësaj gjuhe të qartë. Mendohu pak se si janë mbledhur gjithë këto veçori dhe mirësi në këtë Libër mrekulli.

1 Ai është më i miri i librave.

2 Atë e solli nga Zoti tek Muhamedi (a.s) më i miri i melekëve, Xhibrili (a.s).

3 Ky Libër ju dhurua më të mirit të krijesave, Muhamedit (a.s).

4 Ky libër u zbrit drejt e në pjesën më të pastër dhe të zgjedhur të këtij Profeti madhështor, në zemrën e tij.

5 Ky Libër iu la në trashëgim popullit më të mirë të nxjerrë ndonjëherë për njerëzit, muslimanëve.

6 Ky Libër u zbrit në gjuhën arabe, më të mirën dhe më të kuptueshme gjuhë të botës, më të gjerën dhe më të pasurën.Pastaj Allahu i Madhëruar thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shuara • Ajet 194 E ardhshme Esh-Shuara • Ajet 196