Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 3 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 3 nga 227 • Shqip


لَعَلَّكَ بَاخِعٌ نَفْسَكَ أَلَّا يَكُونُوا مُؤْمِنِينَ 3
Përkthim:
A mos vallë ti (o Muhammed) don ta shkatërrosh veten, ngase ata nuk duan të besojnë? Esh-Shuara 26:3
Tefsiri:

Mos, vallë, do ta shkatërrosh veten

(o Muhamed)

pse ata nuk bëhen besimtarë? -

Pse po e mundon dhe shkatërron veten (o Muhamed), që ata nuk bëhen besimtarë? Mos e bëj këtë, pra, mos e dëmto veten për ta, sepse udhëzimi është në dorën e Zotit dhe ti e ke kryer detyrën tënde, pra, kumtimin e qartë të Shpalljes. Dije mirë se nuk ka shenjë e mrekulli më të madhe sesa ky Kur'an i qartë dhe qartësues i gjithçkaje që njerëzit të mund të besojnë. Ai është i mjaftueshëm e një shpjegim shterues për këdo që dëshiron udhëzimin.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shuara • Ajet 2 E ardhshme Esh-Shuara • Ajet 4