Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 4 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 4 nga 227 • Shqip


إِنْ نَشَأْ نُنَزِّلْ عَلَيْهِمْ مِنَ السَّمَاءِ آيَةً فَظَلَّتْ أَعْنَاقُهُمْ لَهَا خَاضِعِينَ 4
Përkthim:
Sikur të donim Ne, do të zbritnim në ta – nga qielli – një mrekulli, para së cilës, ata do të përulnin kokat e tyre. Esh-Shuara 26:4
Tefsiri:

Sikur të donim Ne, do të zbrisnim mbi ata një shenjë

(mrekulli)

nga qielli dhe qafat e tyre do të përuleshin para saj. -

Allahu mund t’u sillte atyre ndonjë shenjë e mrekulli nga ato që ata vetë propozojnë, dhe kështu qafat e atyre që mohojnë të vërtetën të mbeteshin të përulura. Por kjo do të ishte diçka e panevojshme, sepse atëherë imani i tyre do të ishte jo i dobishëm. Iman i dobishëm është veçse besimi në të fshehtën, sikurse ka thënë Allahu i Madhëruar: "Vallë, a mos po presin tani t’u vijnë melekët ose Vetë Zoti yt ose të vijnë disa nga Shenjat e Zotit tënd?! Ditën kur të vijnë shenja të caktuara të Zotit tënd, askujt nuk do t’i vlejë besimi, nëse nuk ka besuar më parë ose nëse nuk ka bërë asnjë të mirë prej besimit të tij. Thuaj: “Prisni, sepse edhe ne jemi duke pritur!" [En'am 158].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shuara • Ajet 3 E ardhshme Esh-Shuara • Ajet 5