Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 5 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 5 nga 227 • Shqip


وَمَا يَأْتِيهِمْ مِنْ ذِكْرٍ مِنَ الرَّحْمَٰنِ مُحْدَثٍ إِلَّا كَانُوا عَنْهُ مُعْرِضِينَ 5
Përkthim:
Dhe, atyre, nuk u ka ardhur kurrfarë këshille e re prej Mëshiruesit, e që të mos jenë shmangur nga ajo. Esh-Shuara 26:5
Tefsiri:

Sa herë që atyre u vjen ndonjë Mesazh i ri nga i Gjithmëshirshmi, ata ia kthejnë shpinën. -

Atyre vazhdimisht u vijnë mesazhe e kumte prej Allahut, me urdhëra e ndalesa, që u mësojnë atyre se çfarë u bën dobi dhe si të ruhen nga ato që i dëmtojnë. Por ata: "...ia kthejnë shpinën." Ata i kthejnë shpinën qoftë me zemër, qoftë me trup. Edhe pse mesazhet e Zotit janë të shumta dhe të përsëritura, të tilla që normalisht do të duhet të zinin vend të rëndësishëm në zemrat e tyre, ata përsëri i kthejnë shpinën Allahut. Atëherë, si mendon se sillen ata me ato mesazhe që nuk përsëriten shpesh? Kështu ndodh, sepse nuk ka mirësi tek ata. Për ata nuk bëjnë punë qortimet e këshillat.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shuara • Ajet 4 E ardhshme Esh-Shuara • Ajet 6