Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 44 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 44 nga 227 • Shqip


فَأَلْقَوْا حِبَالَهُمْ وَعِصِيَّهُمْ وَقَالُوا بِعِزَّةِ فِرْعَوْنَ إِنَّا لَنَحْنُ الْغَالِبُونَ 44
Përkthim:
Dhe, ata hodhën konopët e tyre dhe shkopinjtë e tyre dhe thanë: “Pasha madhërinë e Faraonit, na, me të vërtetë, do të jemi fitues!” Esh-Shuara 26:44
Tefsiri:

Dhe ata i hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre... -

Litarët dhe shkopinjtë dukeshin si gjarprinj, që i magjepsën shikimet e njerëzve. Gjatë kësaj shfaqeje, ata thanë:

“Për hir të madhërisë së Faraonit, do të jemi ne ata që me siguri do të fitojnë.” -

Ata u mbështetën në forcën dhe krenarinë e një robi të dobët e të pafuqishëm në çdo aspekt, por që ishte treguar tiran dhe i pashpirt me ta. Ai kishte krijuar një mbretëri dhe ushtri, që të dukej një mbret i fuqishëm, prandaj njerëzit u mashtruan nga kjo pamje. Shikimet e tyre nuk depërtonin më thellë, për të parë realitetin e gjërave. - Gjithashtu, ka mundësi që kjo fjalë e thënë prej tyre ishte një lloj betimi. Pra, u betuan në krenarinë e Faraonit se ata do të fitonin.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shuara • Ajet 43 E ardhshme Esh-Shuara • Ajet 45