Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Esh-Shuara — Ajet 45 (Shqip) — Video

Esh-Shuara • Ajet 45 nga 227 • Shqip


فَأَلْقَىٰ مُوسَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ تَلْقَفُ مَا يَأْفِكُونَ 45
Përkthim:
Pastaj, Musai hodhi shkopin e tij, e (shkopi i tij) i kapërdiu përnjëherësh, ato që i patën prodhuar ata rrejshëm. Esh-Shuara 26:45
Tefsiri:

Atëherë, edhe Musai e hodhi shkopin e vet, i cili menjëherë gëlltiti gjithçka që kishin hedhur ata. -

Ai shkop gëlltiti dhe përpiu të gjitha magjitë që kishin bërë ata. Kështu u zhdukën të gjithë shkopinjtë dhe litarët që hodhën magjistarët, sepse ato ishin mashtrime dhe iluzione. Të gjitha ato ishin kotësira, që kurrsesi nuk mund t’i kundërviheshin të vërtetës, e aq më pak ta mposhtnin atë. Kur magjistarët panë këtë shenjë shumë të qartë nga Zoti, që tregonte se Musai ishte profet dhe se çdo shenjë ishte e vërtetë nga Zoti...
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Esh-Shuara • Ajet 44 E ardhshme Esh-Shuara • Ajet 46