Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 12 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 12 nga 93 • Shqip


وَأَدْخِلْ يَدَكَ فِي جَيْبِكَ تَخْرُجْ بَيْضَاءَ مِنْ غَيْرِ سُوءٍ ۖ فِي تِسْعِ آيَاتٍ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَقَوْمِهِ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا قَوْمًا فَاسِقِينَ 12
Përkthim:
Shtine dorën tënde në xhepin e këmishës, do të dalë e bardhë pa kurrfarë sëmundje, - do të jetë kjo njëra prej nëntë mrekullive (me të cilat është dërguar Musai) te Faraoni dhe populli i tij; ata, me të vërtetë, janë popull ngatërrestarë”. En-Neml 27:12
Tefsiri:

Fute dorën nën gjoksin tënd dhe ajo do të dalë e bardhë, pa asnjë njollë! -

Pra, pa ndonjë të keqe e sëmundje, si lebra etj. Madje, ajo do të ketë një bardhësi vezulluese, që mrekullon shikuesit nga rrezatimi i saj.

Këto janë dy nga nëntë shenjat për Faraonin dhe popullin e tij... -

Këto shenja, shkopi që shndërrohet në gjarpër të shpejtë dhe dorës e bardhë vezulluese, ishin dy nga nëntë shenjat që Zoti i dha Musait për të shkuar tek Faraoni dhe populli i tij e për t’i ftuar në rrugën e drejtë.

...sepse ata janë popull keqbërës. -

Ata i kanë kaluar të gjitha kufijtë me shirkun dhe kufrin e tyre, me arrogancën dhe tiraninë ndaj robërve të Zotit. Ata tregohen kryeneçë dhe tiranë në tokë, pa asnjë arsye. Kështu, Musai (a.s) shkoi tek Faraoni dhe rrethi i tij për t’i ftuar të nënshtrohen në Allahun dhe për t’i treguar shenjat e mëdha të Zotit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 11 E ardhshme En-Neml • Ajet 13