Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 13 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 13 nga 93 • Shqip


فَلَمَّا جَاءَتْهُمْ آيَاتُنَا مُبْصِرَةً قَالُوا هَٰذَا سِحْرٌ مُبِينٌ 13
Përkthim:
E, pasi u erdhën atyre argumentet Tona konkrete, ata thanë: “Kjo është magji e qartë!” En-Neml 27:13
Tefsiri:

Kur u erdhën argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Këto janë sigurisht magji.” -

Ato ajete ishin ndriçuese dhe tregonin për të vërtetën. Ato i jepnin dritë njeriut që të shohë të vërtetën, ashtu si dielli që i jep dritë shikimit. Por ata të mjerë thanë: “Kjo është magji e qartë.” Nuk u mjaftoi të thoshin se është magji, por shtuan dhe fjalën “mubin” – pra, e qartë dhe e dukshme lehtësisht për çdo kënd. Kjo është vërtet çudia më e madhe! Ato shenja të mëdha që të hapin sytë dhe që të ndriçojnë shpirtin e zemrën, t’i krahasosh me magjinë dhe punët e shëmtuara?! A nuk tregon kjo për më të madhen poshtërsi dhe më të shëmtuarin mohim e përmbysje të realitetit?!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 12 E ardhshme En-Neml • Ajet 14