Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 14 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 14 nga 93 • Shqip


وَجَحَدُوا بِهَا وَاسْتَيْقَنَتْهَا أَنْفُسُهُمْ ظُلْمًا وَعُلُوًّا ۚ فَانْظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُفْسِدِينَ 14
Përkthim:
Dhe, ata i mohuan ato – duke qenë zullumqarë dhe mendjemëdhenj – por shpirti i tyre i besonte për të vërteta. Pa, shiko, çfarë ka qenë fundi i ngatërrestarëve! En-Neml 27:14
Tefsiri:

Ata i mohuan ato në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi... -

Ata i mohuan ajetet e Allahut, duke e ditur që nuk kishin të drejtë.

...edhe pse shpirtrat e tyre ishin të bindur për to

(se ishin nga Zoti). - Mohimi dhe refuzimi i tyre nuk ishte për shkak të ndonjë dyshimi e paqartësie nga ata, sepse ata kishin dije të plotë dhe siguri se ato shenja ishin të vërteta nga Zoti dhe se Musai ishte i sinqertë. Kështu, ata me vetëdije po tregoheshin të padrejtë, duke shkelur mbi hakun e Zotit dhe të padrejtë me vetveten, duke zgjedhur me vetëdije ndëshkimin. Ata ishin të padrejtë edhe me robërit e Zotit, duke i penguar nga e vërteta. Gjithashtu, ishin të padrejtë edhe me Profetin e Zotit, prej hakut të të cilit është pasimi e bindja ndaj ftesës së tij.

Dhe shikoje se si qe fundi i shkatërrimtarëve! -

Ky ishte ndëshkimi i atyre që përhapin shkatërrimin. Ai ishte më i keqi përfundim. Allahu i shkatërroi dhe i mbyti në det. Ai i poshtëroi dhe pasurinë dhe mbretërimin e tyre ua la popullit të përvuajtur, që ishin adhurues të Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 13 E ardhshme En-Neml • Ajet 15