Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 16 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 16 nga 93 • Shqip


وَوَرِثَ سُلَيْمَانُ دَاوُودَ ۖ وَقَالَ يَا أَيُّهَا النَّاسُ عُلِّمْنَا مَنْطِقَ الطَّيْرِ وَأُوتِينَا مِنْ كُلِّ شَيْءٍ ۖ إِنَّ هَٰذَا لَهُوَ الْفَضْلُ الْمُبِينُ 16
Përkthim:
Dhe, Sulejmani e trashëgoi Davudin dhe tha: “O njerëz, na është mësuar neve të folurit e shpendëve (kuptimi i zërave të tyre) dhe na është dhënë gjithçka (nga ato që u jepen pejgamberëve dhe sundimtarëve)!” En-Neml 27:16
Tefsiri:

Sulejmani qe trashëgimtari i Daudit. -

Ai trashëgoi profetësinë dhe diturinë nga i ati, por Zoti i shtoi edhe dituri tjetër. Sulejmani përfitoi nga dituria e të atit, por Zoti e dalloi duke i mësuar diçka tjetër, sikurse tregon për këtë ajeti në vijim:

-Ai tha: “O njerëz! Neve na ka mësuar Allahu gjuhën e shpendëve” -

Duke lavdëruar Allahun dhe i gëzuar për këtë mirësi që Ai i kishte dhënë, Sulejmani u drejtohet njerëzve dhe u thotë: “O njerëz! Neve na ka mësuar Allahu gjuhën e shpendëve...". Sulejmani (a.s) e kuptonte çfarë flisnin shpendët dhe e fliste gjuhën e tyre, siç foli me pupëzën, ose siç kuptoi fjalët e milingonës, që do të tregohet më pas. Kjo mirësi nuk i ishte dhënë askujt, përveç Sulejmanit (a.s).

“...e na ka dhuruar nga çdo mirësi.” -

Allahu na dhuroi nga çdo mirësi dhe të gjitha mjetet e kushtet për një pushtet dhe mbretërim, që askush nuk e ka pasur. Në fakt, Sulejmani ishte lutur për diçka të tillë, kur tha: “O Zoti im! Më fal (gabimin)dhe më dhuro një pushtet të tillë, që askush pas meje nuk do ta ketë! Vërtet, Ti je dhuruesi më i madh!" [Sad 35]. Kështu, ndër të tjera, Allahu i Lavdëruar ia nënshtroi atij shejtanët (xhindët), që bënin për të çdo gjë që ai dëshironte dhe punë që askush tjetër nuk mund t'i kryente. Allahu i Lartësuar i nënshtroi gjithashtu erën, me të cilën udhëtimin e një muaji e bënte brenda paradites dhe kthimin e bënte brenda një pasditeje.

“Vërtet kjo është një mirësi e madhe

(nga Allahu)”. - Kjo mirësi që na dhuroi Zoti dhe na dalloi mbi shumë e shumë të tjerë është një bekim i madh. Kështu, Sulejmani e pranoi me përunjësi e mirënjohje se të gjitha këto ishin mirësi prej Allahut të Lartësuar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 15 E ardhshme En-Neml • Ajet 17