Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 17 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 17 nga 93 • Shqip


وَحُشِرَ لِسُلَيْمَانَ جُنُودُهُ مِنَ الْجِنِّ وَالْإِنْسِ وَالطَّيْرِ فَهُمْ يُوزَعُونَ 17
Përkthim:
Dhe, u tubua ushtria e Sulejmanit e përbërë prej xhindëve, njerëzve dhe shpendëve, të gjithë të radhitur në çeta të gatshme, En-Neml 27:17
Tefsiri:

Sulejmanit i ishin rreshtuar ushtritë e veta, - xhindët, njerëzit dhe shpendët, - dhe të gjitha mbanin rregull dhe disiplinë. -

U grumbulluan përpara tij ushtritë e përbëra nga lloje të ndryshme krijesash, - njerëz, xhindë, shejtanë dhe zogj. Ata rreshtoheshin me një rregull të jashtëzakonshëm, kur lëviznin dhe kur qëndronin. Të gjithë ishin gati për luftë në çdo moment kur u kërkohej. Të gjithë merrnin urdhër direkt nga Sulejmani dhe askush nuk mund të dilte jashtë rregullave të vendosura nga komandanti apo të rebeloheshin. I Lavdëruari thotë: "Kjo është dhurata Jonë (për ty). Dhe ti jep (prej pasurisë) ose mos jep (prej saj), se për këtë nuk do të merresh në përgjegjësi." [Sad 39]. Pra, ishte ai që vendoste në çdo çështje. Kështu, Sulejmani (a.s) u nis në një nga udhëtimet e tij ushtarake me disa prej këtyre ushtrive të mëdha.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 16 E ardhshme En-Neml • Ajet 18