Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 21 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 21 nga 93 • Shqip


لَأُعَذِّبَنَّهُ عَذَابًا شَدِيدًا أَوْ لَأَذْبَحَنَّهُ أَوْ لَيَأْتِيَنِّي بِسُلْطَانٍ مُبِينٍ 21
Përkthim:
Nëse nuk më sjell arsyetim të bindshëm, do ta dënoj atë me dënim të rëndë ose do ta pres!” En-Neml 27:21
Tefsiri:

Unë do ta dënoj atë ashpër ose do ta ther, në qoftë se nuk më sjell arsye të fortë

(për mungesën)!” - Pra, ose do ta dënoj rëndë, ose do ta vras fare, në qoftë se nuk më sjell arsye të fortë për mungesën. Pra, ose do të më sjellë argument të qartë dhe të justifikueshëm për moskryerjen e urdhrit, ose e pret ky dënim. Kjo tregon ndër të tjera për drejtësinë dhe mosnxitimin e Sulejmanit. Ai nuk nxitohet që të kërcënojë me ndëshkim ata që thyejnë urdhrin e tij, por tregon se u jep mundësi që të arsyetohen.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 20 E ardhshme En-Neml • Ajet 22