Por nuk zgjati shumë dhe ajo
(pupëza)erdhi. -
Kjo tregon për respektin e madh të ushtarëve dhe se sa të kujdesshëm ishin ata për përmbushjen e urdhrave të Sulejmanit. Madje edhe pupëza, që ishte e justifikuar për vonesën e saj, nuk ia lejoi vetes të vonohej shumë, por erdhi me të shpejtë dhe i tha:Unë isha në vende që ti nuk ke qenë... -
Unë kam një informacion që ti nuk e di, me gjithë diturinë e gjerë dhe gradën tënde të lartë....dhe vij nga Sebei me lajme të vërteta. -
Po të sjell një lajm të sigurt nga Sebei, një mbretëri e njohur ne Jemen. Pastaj filloi t’i shtjellonte këtë lajm: