Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 24 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 24 nga 93 • Shqip


وَجَدْتُهَا وَقَوْمَهَا يَسْجُدُونَ لِلشَّمْسِ مِنْ دُونِ اللَّهِ وَزَيَّنَ لَهُمُ الشَّيْطَانُ أَعْمَالَهُمْ فَصَدَّهُمْ عَنِ السَّبِيلِ فَهُمْ لَا يَهْتَدُونَ 24
Përkthim:
kam parë se edhe ajo edhe populli i saj adhuronin Diellin, e jo Perëndinë, djalli ua ka zbukuruar sjelljet e tyre dhe i ka zmbrapë nga rruga e drejtë, andaj nuk e gjetën rrugën e drejtë, En-Neml 27:24
Tefsiri:

Gjithashtu, pashë që ajo dhe populli i saj adhuronin Diellin e jo Allahun. -

Ata ishin popull idhujtar, që adhuronin diellin.

Shejtani ua kishte hijeshuar veprat në sytë e tyre dhe i kishte larguar nga rruga... -

Ata pandehnin se ishin në të drejtën.

... kështu që ata nuk e kishin gjetur udhën e drejtë. -

Sepse ai që mendon se është në të drejtën nuk ia hedh sytë asnjë ftese tjetër dhe nuk ka shpresë në udhëzimin e tij, derisa të mendojë seriozisht dhe me objektivitet.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 23 E ardhshme En-Neml • Ajet 25