Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 25 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 25 nga 93 • Shqip


أَلَّا يَسْجُدُوا لِلَّهِ الَّذِي يُخْرِجُ الْخَبْءَ فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَيَعْلَمُ مَا تُخْفُونَ وَمَا تُعْلِنُونَ 25
Përkthim:
e që t’i bëjnë sexhde Perëndisë, i cili i nxjerr të gjitha gjërat sekrete në qiej dhe në Tokë dhe i cili di çka fshihni ju dhe çka tregoni haptazi. En-Neml 27:25
Tefsiri:
(Shejtani i kishte mashtruar) Që të mos i përuleshin Allahut, i Cili zbulon çdo të fshehtë në qiej e në Tokë dhe që e di atë që fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi. -

Allahu i di të gjitha fshehtësitë në lartësitë e qiejve dhe thellësitë e tokës, edhe krijesat më të vogla, farat e bimëve dhe fshehtësitë e gjokseve e shpirtrave. Ai e nxjerr atë që fshihet në qiell dhe në tokë, duke lëshuar shiun dhe duke bërë farat e fshehura të mbijnë dhe të rriten. Allahu do të nxjerrë ato që fshihen në tokë kur t’i fryhet Surit Ditën e Ringjalljes dhe kur të vdekurit të dalin të gjithë dhe të llogariten e të shpërblehen sipas punëve të tyre. Ai e di mirë atë që e fshehin dhe atë që e shfaqin haptazi.
Shko te videoja e plotë e sures