Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 26 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 26 nga 93 • Shqip


اللَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ رَبُّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ ۩ 26
Përkthim:
Perëndia është Një, s’ka zot tjetër përveç Tij, Zotit të Arshit të madh!” En-Neml 27:26
Tefsiri:

Është Allahu! Nuk ka zot tjetër

(që e meriton të adhurohet)

përveç Tij! Ai është Zoti i Fronit të Madh. -

Vetëm Atij i duhet dedikuar adhurimi, dashuria e plotë, pendimi i sinqertë dhe dorëzimi. Ai është i Vetmi i Adhuruar për vetë cilësitë dhe përshkrimet e Tij të plota dhe absolute dhe për mirësitë e Tij të shumta, që e bëjnë detyrë mirënjohjen ndaj Tij dhe dashurinë e plotë për Të. Ai është Zoti i Fronit të madh, i cili është mbulesa e të gjithë krijimit të Zotit dhe ka përfshirë qiejt dhe Tokën. Ai është Mbreti dhe Sunduesi me pushtetin madhështor, i Lartësuari dhe i Lavdëruari. Ai është Zoti i Vetëm, para të Cilit duhet të përulesh, t’i biesh në ruku dhe në sexhde. Kështu pupëza shpëtoi nga ndëshkimi duke i sjellë këtë lajm të madh. Sulejmani u çudit si nuk kishte patur informacion për këtë lajm. Duke treguar maturinë dhe kujdesin që të mos pranonte çdo lajm pa e vërtetuar, ai tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 25 E ardhshme En-Neml • Ajet 27