Po unë do t’i dërgoj atij një dhuratë të madhe dhe do të shoh se çfarë
(përgjigje)do të më sjellin të dërguarit
(e mi).” - Do të shoh, a do të vazhdojë me qëndrimin e tij të mëparshëm apo do të ndryshojë? Pastaj do të shohim edhe reagimin e ushtrisë së tij. Kështu, ajo i dërgoi Sulejmanit shumë dhurata, nëpërmjet një delegacioni me burra të mençur dhe të urtë nga rrethi i saj.