shkuan te Sulejmani, ai tha: “Vallë, me pasuri do të më joshni mua?!”” -
Kur të dërguarit e mbretëreshës shkuan tek Sulejmani me dhuratat e saj Sulejmani e refuzoi i zemëruar, sepse ata nuk i qenë përgjigjur ftesës. Ai u tha:“Ajo që ma ka dhënë Allahu mua, është shumë më e mirë se ajo që jua ka dhënë juve.” -
Këto dhurata nuk më bëjnë asnjë përshtypje, sepse ato që më ka dhuruar Allahu janë shumë më të mira se ajo që keni ju.“Jeni ju ata që gëzoheni me dhurata!” -
Ju gëzoheni e mashtroheni me dhurata, sepse ju e doni këtë dynja. Ato që keni në duart tuaja janë shumë më të pakta se ato që Zoti më ka dhënë me bujarinë e Tij. Pastaj i dha korrierit këtë mesazh gojarisht, pa e shkruar, duke vërejtur se ishte i mençur dhe do ta përcillte me saktësi: