Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 51 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 51 nga 93 • Shqip


فَانْظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ مَكْرِهِمْ أَنَّا دَمَّرْنَاهُمْ وَقَوْمَهُمْ أَجْمَعِينَ 51
Përkthim:
Pa, shiko, çfarë ka qenë fundi i ngatërresave të tyre. Na i kemi shkatërruar ata të gjithë dhe popullin e tyre, En-Neml 27:51
Tefsiri:

Dhe shiko se si qe përfundimi i dredhisë së tyre! -

A e arritën, vallë, atë që planifikuan dhe synuan, apo iu kthyen kundër vetes? Prandaj i Lartësuari thotë:

Ne i shkatërruam të gjithë ata dhe popullin e tyre. -

Ne i shkatërruam dhe i shfarosëm të gjithë. Atyre u erdhi britma e ndëshkimit dhe u shkatërruan nga i pari, tek i fundit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 50 E ardhshme En-Neml • Ajet 52