Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 52 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 52 nga 93 • Shqip


فَتِلْكَ بُيُوتُهُمْ خَاوِيَةً بِمَا ظَلَمُوا ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ 52
Përkthim:
ja, shtëpitë e tyre të shkretëruara, për shkak të zullumit që kanë bërë. Në këtë, me të vërtetë, ka argument të madh për popullin që dinë, En-Neml 27:52
Tefsiri:

Këto janë gërmadhat e shtëpive të tyre. -

Shtëpitë u rrënuan dhe mbetën të shkreta, pa banorë dhe pa vizitorë. Askush nuk shkeli më në atë vend, sepse:

Ata u shkretuan për shkak të padrejtësive të tyre. -

Ky ishte përfundimi i padrejtësisë dhe i idhujtarisë së tyre në tokë.

Nuk ka dyshim se në gjithë këtë

(ndodhi)

ka argument për njerëzit që kuptojnë. -

Ka për ata njerëz që e njohin mirë realitetin dhe meditojnë gjatë në ndodhitë e historitë, që Zoti na ka lënë. Ata dinë të nxjerrin mësime nga veprat e Zotit me të dashurit e Tij dhe ndëshkimin mbi armiqtë e Tij. Ata dinë të marrin mësime nga të gjitha këto dhe e dinë se përfundimi i padrejtësisë është gjithmonë shkatërrimi dhe përfundimi i imanit dhe drejtësisë është shpëtimi dhe arritja e lumturisë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 51 E ardhshme En-Neml • Ajet 53