Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 62 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 62 nga 93 • Shqip


أَمَّنْ يُجِيبُ الْمُضْطَرَّ إِذَا دَعَاهُ وَيَكْشِفُ السُّوءَ وَيَجْعَلُكُمْ خُلَفَاءَ الْأَرْضِ ۗ أَإِلَٰهٌ مَعَ اللَّهِ ۚ قَلِيلًا مَا تَذَكَّرُونَ 62
Përkthim:
Apo është (më i mirë) Ai, i cili i vie në ndihmë nevojtarit të ngushtë kur i lutet Atij dhe i cili ua largon të keqen dhe u bënë juve pronar (brez pas brezi) në Tokë? Vallë, a krahas Perëndisë – ekzistuaka zot tjetër?! Sa pak që po këshilloheni ju! – En-Neml 27:62
Tefsiri:

Është Allahu Ai që i përgjigjet nevojtarit kur ai i lutet dhe Ai që ia largon të keqen -

El mudtar quhet ai i cili është mbuluar nga hallet dhe dëshpërimi, i janë mbyllur rrugët dhe i janë lidhur duart, dhe pret zgjidhje e çlirim. Vetëm Allahu është Ai që i përgjigjet këtij njeriu në nevojë. Askush veç Allahut nuk ka në dorë që ta largojë të keqen dhe vështirësitë.

dhe ju bën ju sundues në tokë. -

Kush është Ai që ju bën sundimtarë në tokë duke ju bërë trashëgimtarë të njëri-tjetrit dhe pushtetit, duke ju dhënë forcë e begati të shumta? A nuk është Ai që ju bëri udhëheqës pas brezave të mëparshëm? Po njëlloj ju do të vdisni e Ai do të sjellë të tjerë pas jush.

A ka ndonjë zot tjetër

(që meriton adhurimin)

përveç Allahut? -

A ka ndonjë zot tjetër, veç Allahut, që të bëjë të tilla gjëra? Edhe ju vetë, o idhujtarë, e pohoni se askush veç Zotit nuk ka pushtetin të bëjë të tilla gjëra. Prandaj edhe idhujtarët, kur i godiste ndonjë fatkeqësi, i luteshin me sinqeritet veçse Allahut, sepse e dinin se Ai ishte i vetmi që e largon fatkeqësinë dhe të shpëton nga belaja.

Jo. Por, ju shumë pak po kujtoni

(mesazhin e Tij). - Është shumë i pakët reflektimi dhe të menduarit tuaj rreth fakteve, të cilat, nëse do t’i kujtonit dhe mendonit me kujdes, do të mernit mësime të mrekullueshme dhe do të ktheheshit në udhën e drejtë. Por pakujdesia juaj është e thellë dhe refuzimi juaj është gjithëpërfshirës, prandaj as merrni mësim dhe as nuk gjeni udhëzim.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 61 E ardhshme En-Neml • Ajet 63