Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 63 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 63 nga 93 • Shqip


أَمَّنْ يَهْدِيكُمْ فِي ظُلُمَاتِ الْبَرِّ وَالْبَحْرِ وَمَنْ يُرْسِلُ الرِّيَاحَ بُشْرًا بَيْنَ يَدَيْ رَحْمَتِهِ ۗ أَإِلَٰهٌ مَعَ اللَّهِ ۚ تَعَالَى اللَّهُ عَمَّا يُشْرِكُونَ 63
Përkthim:
Apo është (më i mirë) Ai, i cili ua rrëfen në errësirat e tokës dhe të detit dhe (Ai), i cili dërgon erërat si sihariq par mëshirës së Tij (shiut)? Vallë, a krahas Perëndisë – të ekzistojë zot tjetër?! Por, Perëndia është shumë lart nga ata, që i konsiderojnë shok Atij! – En-Neml 27:63
Tefsiri:

Është Ai që ju orienton në errësirat e tokës e të detit... -

Kush është ai që ju tregon rrugën, kur gjendeni mes errësirave të tokës dhe të detit dhe nuk keni asnjë udhërrëfyes dhe asnjë mjet për të gjetur shpëtim? I vetmi udhëzim është ai që ju jep Allahu dhe i vetmi lehtësim ju vjen nga Ai. Ai ju lehtëson dhe ju jep mundësinë që të gjeni rrugën.

... dhe Ai që dërgon erërat si përgëzim përpara mëshirës së Tij

(shiut). - Përpara shiut, Allahu lëshon erëra, të cilat grumbullojnë retë, dhe i bën që të ngarkohen dhe pastaj lëshojnë shiun. Kështu, njerëzit gëzohen dhe lumturohen që kur shohin këto re të bashkohen, para se të zbresë shiu.

A ka ndonjë zot tjetër

(që meriton adhurimin), përveç Allahut? -

A ka kush mund ta bëj këtë veç Zotit? Apo Ai është i Vetmi që mund ta bëjë këtë? Atëherë, përse ju i shoqëroni shokë Atij dhe adhuroni zota të tjerë veç Tij?

I dëlirë dhe i lartësuar qoftë Ai nga çfarë i përshkruajnë si shok! -

U madhëroftë, u dëlirësoftë dhe u lartësoftë mbi gjithçka që ata i shoqërojnë, si idhuj e gjithçka që ata adhurojnë përveç Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 62 E ardhshme En-Neml • Ajet 64