Është Ai që e fillon krijimin
(e njeriut), e pastaj e përsërit atë
(pas vdekjes), dhe Ai që ju furnizon nga qielli dhe nga toka. -
Kush është ai që e filloi krijimin nga hiçi, duke i shpikur krijesat, pa asnjë shembull të mëparshëm, dhe pastaj e rifillon dhe e rikthen krijimin në ditën e ringjalljes dhe të llogarisë me drejtësi? Kush është Ai që ju zbret riskun nga qielli dhe nga toka nëpërmjet shiut dhe gjithçkaje që merr jetë nëpërmjet tij?A ka ndonjë zot tjetër
(që meriton adhurimin)përveç Allahut? -
A ka ndonjë zot që ka fuqinë për diçka të tillë, përveç Allahut?Thuaj: “Sillni argumentin tuaj...” -
Sillini argumentet dhe faktet tuaja për këtë që thoni.“...nëse thoni të vërtetën!” -
Ju pretendoni se idhujt janë partnerë të Zotit në këtë çështje, por kjo nuk mbështetet në asnjë fakt e argument. Mësojeni, o të mjerë, se ju jeni thjesht ndjekës të kotësisë, të pa mbështetur në asnjë argument. Ftesa për ju është që të ktheheni në argumentet e sigurta logjike dhe faktet fetare dhe të Shpalljes, që tregojnë në mënyrë të prerë dhe të sigurt se Allahu i Lartësuar është i vetmi që ka në dorë të gjitha çështjet e krijesave dhe Ai është i vetmi, drejt të cilit duhet të kthehen dhe përkushtohen të gjitha llojet e adhurimeve.