Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 81 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 81 nga 93 • Shqip


وَمَا أَنْتَ بِهَادِي الْعُمْيِ عَنْ ضَلَالَتِهِمْ ۖ إِنْ تُسْمِعُ إِلَّا مَنْ يُؤْمِنُ بِآيَاتِنَا فَهُمْ مُسْلِمُونَ 81
Përkthim:
as që mundesh t’i shmangësh të verbërit prej humbjeve të tyre; mund t’i thërrasish vetëm ata që besojnë në argumentet Tona. E ata janë muslimanë. En-Neml 27:81
Tefsiri:

E as që mund të jesh udhërrëfyes për të verbërit e t'i largosh nga humbja e tyre. -

Kjo tregon se sa e pa mundur është që ata të dëgjojnë dhe të gjejnë udhën e drejtë, ashtu siç ka thënë i Madhëruari në një tjetër ajet: "Ti nuk mund ta udhëzosh atë që do, por është Allahu Ai që udhëzon kë të dojë dhe Ai është më i Dituri për të udhëzuarit." [Kasas 56].

Ti nuk mund ta bësh të dëgjojë asnjë tjetër, përveç atyre që besojnë në argumentet Tona dhe që janë muslimanë. -

Pra, vetëm ata të cilët nënshtrohen dhe të pasojnë ty. Këta besojnë në shenjat dhe shpalljet e Zotit, nënshtrohen të jetojnë sipas tyre dhe bëjnë vepra të mira sipas tyre. Ata i janë dorëzuar tërësisht Allahut të Lartësuar dhe e adhurojnë Atë ashtu si i ka urdhëruar dhe mësuar Ai. I Madhëruari thotë: "Vetëm ata që dëgjojnë, i përgjigjen ftesës. Allahu do t’i ringjallë të vdekurit dhe të gjithë do të kthehen tek Ai." [En'am 36].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 80 E ardhshme En-Neml • Ajet 82