Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja En-Neml — Ajet 82 (Shqip) — Video

En-Neml • Ajet 82 nga 93 • Shqip


وَإِذَا وَقَعَ الْقَوْلُ عَلَيْهِمْ أَخْرَجْنَا لَهُمْ دَابَّةً مِنَ الْأَرْضِ تُكَلِّمُهُمْ أَنَّ النَّاسَ كَانُوا بِآيَاتِنَا لَا يُوقِنُونَ 82
Përkthim:
Dhe, kur të vie koha që të dënohen ata, Na do të bëjmë që nga Toka të del një kafshë, e cila do t’u thotë atyre se njerëzit nuk u janë bindur argumenteve Tona. En-Neml 27:82
Tefsiri:

Kur të realizohet dënimi kundër tyre, Ne do të nxjerrim një shtazë nga toka, që do t’u flasë

(ballas)

, sepse njerëzit nuk besojnë në argumentet Tona. -

Kur të vijë koha që Zoti e ka caktuar që të dalë kjo shenjë për njerëzit, do të dalë një kafshë prej tokës, pra, jo nga qielli. Kjo kafshë do t’u flasë njerëzve haptazi, sepse atyre do t’u jetë dobësuar dituria e siguria për shenjat e Zotit. Allahu ua nxjerr njerëzve këtë kafshë si një nga shenjat e Tij të çuditshme, që t'u tregojë atyre atë që e vinin në dyshim. Kjo është Kafsha e Madhe, që pritet të dalë në fundin e kohës dhe do të jetë nga shenjat e Kijametit, siç është shpjeguar hollësisht në hadithet e Profetit (a.s). Por nuk ka ardhur asnjë tekst që të tregojë për llojin e asaj kafshe dhe se si do t'u shfaqet njerëzve. Ajeti thjesht na tregon se Allahu i Lartësuar do ta nxjerrë atë, që njerëzit ta shohin dhe e folura e saj është diçka e jashtëzakonshme dhe e panjohur ndër njerëz. Ajo do të shërbejë si argument për saktësinë dhe vërtetësinë e asaj që ka lajmëruar Zoti në Librin e Tij. Allahu është më i ditur për gjithçka.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme En-Neml • Ajet 81 E ardhshme En-Neml • Ajet 83