Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 11 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 11 nga 88 • Shqip


وَقَالَتْ لِأُخْتِهِ قُصِّيهِ ۖ فَبَصُرَتْ بِهِ عَنْ جُنُبٍ وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ 11
Përkthim:
Dhe, ajo i tha, motrës së atij: “Shko pas tij (fëmijës)!” dhe, ajo e vërejti anash (nga largësia), e ata nuk e hetonin. El-Kasas 28:11
Tefsiri:

Ajo i tha motrës së Musait: “Shkoji pas!” -

Nëna e Musait dërgoi motrën e tij, që ta ndiqte nga pas dhe të shihte ç’do të ndodhte me të, por këtë duhet ta bënte fshehtas dhe të mos e shihte askush. Dhe ashtu veproi:

Kështu ajo

(e motra)

e vrojtonte atë prej së largu dhe ata nuk e diktonin. -

Ajo ecte në rrugën ku ai kalonte, në brigjet e lumit, duke e parë tinëz. Allahu na njofton se ata nuk e diktonin që ajo vrojtonte. Ajo e kreu këtë punë me shumë kujdes, sepse nëse do ta vërenin, do të mendonin se ishte ajo që e kishte hedhur, dhe ndoshta mund ta vrisnin si të gjithë fëmijët meshkuj të bijve të Izraelit ose si ndëshkim për familjen e tij, që nuk iu bindën ligjit të Faraonit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kasas • Ajet 10 E ardhshme El-Kasas • Ajet 12