Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 12 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 12 nga 88 • Shqip


وَحَرَّمْنَا عَلَيْهِ الْمَرَاضِعَ مِنْ قَبْلُ فَقَالَتْ هَلْ أَدُلُّكُمْ عَلَىٰ أَهْلِ بَيْتٍ يَكْفُلُونَهُ لَكُمْ وَهُمْ لَهُ نَاصِحُونَ 12
Përkthim:
E, Na ia kemi pasë ndaluar mëndeshat (gruaja që i jep gji fëmijës së huaj), Musait, e ajo (motra e Musait) tha: “A doni t’ju gjejë një familje, e cila do të kujdeset për të, duke ia dashur të mirën atij?” El-Kasas 28:12
Tefsiri:

Ne patëm bërë që ai të mos pranonte asnjë gjidhënëse

(përveç nënës së vet)

dhe ajo

(motra e Musait)

tha: “A doni t’ju tregoj për një familje që do të kujdesen për të dhe që do të jenë të përkushtuar ndaj tij?” -

Kjo qe një tjetër shenjë e përkujdesit të madh dhe mëshirës së Allahut për Musain dhe të ëmën. Ai bëri që Musai të mos pranonte asnjë gjidhënëse, përveç të ëmës. Për këtë arsye, ata nxorën njerëz për të kërkuar gjidhënëse, se ndryshe do të vdiste. Atëherë, kur motra e Musait u tha ato fjalë, ata e pranuan sugjerimin e saj. Kështu, ajo i drejtoi tek shtëpia e nënës, që me ankth po priste foshnjën e saj.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kasas • Ajet 11 E ardhshme El-Kasas • Ajet 13