Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 18 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 18 nga 88 • Shqip


فَأَصْبَحَ فِي الْمَدِينَةِ خَائِفًا يَتَرَقَّبُ فَإِذَا الَّذِي اسْتَنْصَرَهُ بِالْأَمْسِ يَسْتَصْرِخُهُ ۚ قَالَ لَهُ مُوسَىٰ إِنَّكَ لَغَوِيٌّ مُبِينٌ 18
Përkthim:
Dhe Musai – u zgjua i frikësuar në qytet, duke pritur se ç’do të nodhë kur që – ia behi ai, që dje e kishte thirrë në ndihmë, e që përsëri – e thirri në ndihmë. Musai i tha: “Ti, me të vërtetë, je ngatërrestar!” El-Kasas 28:18
Tefsiri:

Musai u gdhi në qytet i frikësuar dhe duke u ruajtur. -

Pas asaj vrasjeje, Musai u gdhi në qytet i frikësuar dhe duke u fshehur. Ai ruhej nga familja dhe populli i Faraonit. Ai pati frikë sepse kjo ishte ngjarja e parë e këtij lloji ku ai përfshihej drejtpërdrejt. Asnjë izraelit nuk kishte guxuar më parë të bënte një vepër të tillë, përveç Musait, dhe ajo që pritej nuk ishte e mirë. Në këtë gjendje pritjeje...

...përsëri, ai i cili i kishte kërkuar ndihmë një ditë përpara, e thirri. -

Pra, i njëjti person, - izraeliti që i kishte kërkuar ndihmë një ditë më parë - i kërkoi ndihmë kundër një egjiptiani tjetër. Atëherë, Musai i tha atij duke e qortuar:

“Ti qenke ngatërrestar i madh!” -

Qenke ngatërrestar dhe keqbërës i papërmbajtur.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kasas • Ajet 17 E ardhshme El-Kasas • Ajet 19