Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 19 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 19 nga 88 • Shqip


فَلَمَّا أَنْ أَرَادَ أَنْ يَبْطِشَ بِالَّذِي هُوَ عَدُوٌّ لَهُمَا قَالَ يَا مُوسَىٰ أَتُرِيدُ أَنْ تَقْتُلَنِي كَمَا قَتَلْتَ نَفْسًا بِالْأَمْسِ ۖ إِنْ تُرِيدُ إِلَّا أَنْ تَكُونَ جَبَّارًا فِي الْأَرْضِ وَمَا تُرِيدُ أَنْ تَكُونَ مِنَ الْمُصْلِحِينَ 19
Përkthim:
Dhe, kur deshi të sulmojë (Musai), atë që ishte armik i të dyve, i tha ai (israeliti) se po e qëllon atë: “O Musa, a don të më mbytësh mua siç e mbyte dje njeriun? Ti dëshiron të bëhesh vetëm dhunues në tokë, e nuk dëshiron të bëhesh nga ata që mbajnë rregull”. El-Kasas 28:19
Tefsiri:

Pastaj, kur vendosi ta sulmonte atë që ishte armik i të dyve, ai burri i tha

(Musait)

: “O Musa! Vallë, do të më vrasësh edhe mua siç vrave atë të djeshmin? -

Pra, kur izraeliti vazhdoi të grindej me egjiptasin dhe i kërkonte ndihmë Musait, ai u bë gati që të kapej me egjiptasin, por ky i fundit iu drejtua Musait dhe i tha: "A do të më vrasësh edhe mua siç vrave atë të djeshmin?!"

Ti kërkon të tregohesh arrogant në tokë -

Të tillë janë tiranët. Ata vrasin dhe marrin jetën e të pafajshmëve pa të drejtë.

dhe nuk dëshiron të jesh nga ata që rregullojnë punët.” -

Nëse do të doje të ishe rregullues, do të ndërhyje mes ne të dyve duke u përpjekur për të nxjerrë të drejtën, pa qenë nevoja të më vrisje. Atëherë Musai u përmbajt dhe i vuri veshin këshillës. Lajmi për ato që ndodhën në këto dy raste u përhap nëpër qytet, derisa Faraoni dhe oborri i tij vendosën të merrnin një vendim për ekzekutimin e Musait. Megjithatë, Allahu i Madhëruar bëri të mundur që dikush ta paralajmëronte Musain për vendimin, që tashmë ishte marrë kundër tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kasas • Ajet 18 E ardhshme El-Kasas • Ajet 20