Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Kasas — Ajet 29 (Shqip) — Video

El-Kasas • Ajet 29 nga 88 • Shqip


فَلَمَّا قَضَىٰ مُوسَى الْأَجَلَ وَسَارَ بِأَهْلِهِ آنَسَ مِنْ جَانِبِ الطُّورِ نَارًا قَالَ لِأَهْلِهِ امْكُثُوا إِنِّي آنَسْتُ نَارًا لَعَلِّي آتِيكُمْ مِنْهَا بِخَبَرٍ أَوْ جَذْوَةٍ مِنَ النَّارِ لَعَلَّكُمْ تَصْطَلُونَ 29
Përkthim:
Kur Musai e plotësoi afatin e caktuar dhe u nis me familjen e vet, vërejti një zjarr në anën e (malit të) Turit. I tha familjes së vet: “Pritni! Me të vërtetë, kam vërejtur një zjarr. Shpresoj se do t’ju sjelli një lajm (për orientim të rrugës), ose një un të zjarrit, për t’u nxehur ju”. El-Kasas 28:29
Tefsiri:

Kur Musai e plotësoi afatin, u nis në udhëtim me familjen e vet, vërejti anash

(malit të)

Turi Sinasë një zjarr. Atëherë i tha familjes së vet: “Rrini këtu, se unë po shoh një zjarr. Shpresoj t’ju sjell nga ai ndonjë lajm

(për rrugëtimin tonë)

ose ndonjë dru të ndezur, që të ngroheni.” -

Mendohet që Musai të ketë punuar dhjetë vjet, sepse dihet që Musai ishte bamirës. Pasi mbaroi marrëveshja, Musai u përmallua për familjen, nënën, fisin dhe vendin e tij, ndaj mendoi që, pas gjithë asaj kohe të gjatë, tashmë e kishin harruar çështjen e tij. Kështu, u nis në udhëtim për në Egjipt me familjen e vet. Rrugës vërejti anash (malit të) Turi Sinasë një zjarr. Kjo ndodhi pikërisht atëherë kur kishin humbur rrugën dhe po ndienin ftohtë. Kur u afrua pranë atij vendi, Musai u thirr prej atje:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Kasas • Ajet 28 E ardhshme El-Kasas • Ajet 30